Zgjidhje të qëndrueshme për çdo ndërtesë.

Ekipi ynë i ekspertëve është gati të bashkëpunojë me ju për të arritur rezultate të jashtëzakonshme.

Përse të zgjidhni
fasada të ventiluara?

IZOLIM TERMIK

Reduktimi i humbjeve dhe fitimeve të padëshiruara të nxehtësisë, duke rritur efikasitetin energjetik.

VENTILIMI DHE PARANDALIMI I LAGËSHTISË

Qarkullimi i ajrit largon lagështinë dhe parandalon formimin e mykut.

MBROJTJA NGA MOTI

Aftësi e shkëlqyer për të mbajtur temperaturat e qëndrueshme brenda ndërtesës, duke parandaluar humbjen e nxehtësisë gjatë dimrit dhe fitimet e padëshiruara të nxehtësisë gjatë verës.

IZOLIM AKUSTIK

Hapësira midis fasadës së jashtme dhe murit të ndërtesës krijon një barrierë që zvogëlon transmetimin e zhurmave nga jashtë brenda ndërtesës.

MBROJTJE NGA RREZATIMET UV

Nuk zbehen dhe nuk humbasin ngjyrën kur ekspozohen për periudha të gjata ndaj diellit. Materiali mbetet i qëndrueshëm dhe nuk plasaritet apo deformohet për shkak të ekspozimit ndaj diellit. Ngjyrat dhe teksturat e paneleve mbeten të pandryshuara, duke i dhënë një pamje të freskët ndërtesës për një kohë të gjatë.

Sistemet e fasadave

Lloji i fiksimit: I padukshëm, me kapëse alumini. Lloji i veshjes së fasadës: Panele fasade në format të madh dhe të vogël (panele qeramike, gur natyror, pllaka graniti të aglomeruar etj.

Lloji i fiksimit: I dukshëm, me nitne (blind rivets). Lloji i veshjes së fasadës: Panele fasade në format të madh dhe të vogël (Pllaka çimentoje, pllaka çimento-azbesti, HPL (laminat me presion të lartë) dhe panele fasade prej leshi mineral (guri)

Lloji i fiksimit: I dukshëm, me kapëse (clips system). Lloji i veshjes së fasadës: Panele fasade në format të madh dhe të vogël (pllaka qeramike dhe guri natyror me trashësi nga 8-16mm.

Lloji i fiksimit: I padukshëm, me ngjitës. Lloji i veshjes së fasadës: Panele fasade në format të madh dhe të vogël (panele qeramike, hpl panele, etj.

Teknologjia dhe dizajni në shërbim të arkitekturës dhe inxhinierisë moderne. Dora ofron materiale inovative për ekskterier dhe interior.